Nuredini: Ende nuk kemi indikacione nga BE-ja për zbatimin e Paktit të Gjelbër

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, dje në Bruksel realizoi një varg takimesh në lidhje me dikasterin e tij, në mesin e tyre edhe me eurokomisarin për Mjedis Jetësor, Virginijus Sinkveçius dhe zëvendësdrejtoreshën e përgjithshme për çështje klimatike në BE, Klara de la Tore.

Marketing

Në një deklaratë për POST-n, Nuredini konfirmoi se është hapur çështja për zbatimin e Paktit të Gjelbër në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor.

Pakti i Gjelbër është prioriteti kryesor i Komisionit Evropian gjatë këtij mandati dhe do të jetë pjesë përbërëse e secilës politikë, përfshirë edhe zgjerimin.

Ballkani Perëndimor, edhe pse është një nga rajonet më të ndotura të kontinentit evropian, nuk është pjesë e Paktit të Gjelbër të BE-së, por autoritetet presin që çështja të bëhet pjesë e bisedimeve në muajt e ardhshëm.

“E hapëm çështjen për zbatimin e Paktit të Gjelbër në Maqedoninë e Veriut, megjithatë BE-ja ende punon në Paktin e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe nuk mundi të na japë indikacione për kërkesat specifike që do t’i ketë për rajonin. Në ndërkohë, Ministria punon në transpozicionimin dhe zbatimin e legjislacionit evropian nga sfera e mjedisit jetësor dhe klimës”, deklaroi Nuredini për POST-n.

Nga bashkëbiseduesit në Bruksel, Nuredini mori mbështetje për programin nacional dhe për masat të cilat i planifikon Qeveria.

Një nga paralajmërimet në media para pak kohësh ishte që Maqedonia e Veriut do të jetë vendi i parë në rajon që do ta fillojë tranzicionin energjetik për lëshimin e qymyrit, por Nuredini nuk kishte mundësi tani për tani të japë më shumë detaje, sepse çështja do të ngrihet javën e ardhshme në takimin interinstitucional dhe atëherë do të bëhet të ditura më shumë hollësi për publikun.

Ministri i Mjedisit Jetësor ka realizuar takim edhe me Genoveva Ruiz Kalavera drejtor për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Zgjerim. Në takim është biseduar për qasjen e re të BE-së në kuptim të politikës së zgjerimit, si dhe e mënyrave të realizimit dhe programim të mbështetjes evropiane dhe financim.

Marketing