Nuredini: MMJPH është e suksesshme në prezantimin e një qasje të re në planifikimin e politikave kombëtare të veprimit klimatik

Sfidat globale dhe mundësitë e zhvillimit kombëtar në fushën e energjetikës dhe zbutjen e efektit të ndryshimeve klimatike në RMV, ishin temat kryesore të sesionit të parë të Grupit të Punës – 5,
Kapitulli 27 – Mjedisi Jetësor, i Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Duke i theksuar si një shembull të suksesshëm përpjekjet e MMJPH për të prezantuar një qasje të re në planifikimin e politikave kombëtare, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në fjalën e tij të hapjes deklaroi:
„Ne si Ministri e filluam përgatitjen e Strategjisë së re Kombëtare të Energjetikës deri në vitin 2040 duke ndjekur kërkesat e BE-së për përgatitjen e planeve të integruara të energjisë dhe klimës. Për herë të parë, strategjia energjetike e njeh termin dekarbonizim dhe rritjen e ulët të karbonit. Përkatësisht, sipas skenarit të gjelbër, emetimet e gazrave serë deri në vitin 2040 do të zvogëlohen për 24% ose për 60% në krahasim me nivelet e emitimeve të 1990 për shkak të rritjes së përdorimit të burimeve të rinovueshme dhe zvogëlimit të përdorimit të linjitit. Ne gjithashtu, i kemi përfshirë projeksionet e gazrave serë në strategjinë tonë të re të transportit. Ne kemi prezantuar taksimin bazuar në emetimet e karbonit për automjetet e importuara. I kemi përfunduar të gjitha vlerësimet e nevojshme për të zhvilluar Ligjin tonë të parë të veprimit të klimës dhe strategjinë afatgjate të veprimit të klimës, në përputhje me pakon e Ligjit të BE-së për Energjinë dhe Klimën deri në vitin 2030. Qëllimi ynë është të jemi ambicioz, t’i inkurajojmë ata dhe në të njëjtën kohë t’i detyrojnë ministritë tjera në planet e tyre të zhvillimit dhe në miratimin e ligjeve të reja për të përfshirë kërkesat e BE-së për veprim klimatik “, theksoi Nuredini.
Si rekomandime nga punëtoria e ndjekur dhe diskutuar nga përfaqësues të publikut ekspert, institucionet përkatëse, shoqatat qytetare, deputetët, publiku akademik dhe ekspertë të tjerë, u shkëmbyen mendime, vizione dhe ide mbi çështjet e ngritura dhe u miratuan rekomandimet e mëposhtme: Integrimi i çështjeve të zhvillimit të energjetikës dhe ulja e ndryshimit të klimës në nivel kombëtar; Zhvillimi i mekanizmave për afirmimin dhe zbatimin e qasjeve të reja për politikat klimatike në komunitetet lokale; Promovimi i njohurive dhe informimi për ndryshimet klimatike.

Marketing

Marketing