NUREDINI: Mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku në projekte për menaxhimin e burimeve të përbashkëta mjedisore

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mori pjesë dhe mbajti fjalim në evenimentin promovues që shënoi regjistrimin e pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit si një trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore të UNESCO-s, që u mbajt pasditen e djeshme në Pogradec të Shqipërisë.

Marketing

– Jam shumë i lumtur që në vitin 1979 UNESCO njohu rëndësinë e Liqenit të Ohrit dhe që nga ajo kohë na ka ndihmuar në mbrojtjen e tij, ndërsa ajo që më bën veçanërisht të kënaqur është që tani, në vitin 2019, ne po ndajmë këtë nder me fqinjët tanë në Shqipëri. Vetëm duke punuar së bashku mund të sigurojmë që kjo zonë e veçantë të marrë mbrojtjen dhe vëmendjen që meriton – tha ministri Nuredini.

I bindur se ne mund të arrijmë shumë duke punuar së bashku në projekte të tilla të menaxhimit të burimeve të përbashkëta mjedisore, Nuredini theksoi se me këtë bashkëpunim po bëhemi më të afërt edhe si fqinjë, duke njohur ngjashmëritë tona dhe madhësinë e përfitimeve të punës në partneritet.

Me këtë rast, Nuredini falënderoi publikisht të gjithë donatorët që ndihmuan në ruajtjen e kësaj pasurie të përbashkët natyrore, përfshirë Bashkimin Evropian, Fondin Global të Mjedisit Jetësor , Programin e Mjedisit të OKB-së Bankën KWF, Fondin gjerman të bashkëpunimit teknik. Fondin e natyrës së Ohrit dhe Prespës dhe Bashkimin ndërkombëtar për ruajtjen e natyrës, si dhe të gjithë donatorët e tjerë të pranishëm në rajon.
Aktiviteti u organizua nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.

Marketing