Nuredini: Në korrik do të fillojë pastrimi i lindanit te deponia në OHIS

Sot, janë dorëzuar pajisjet për kryerjen e analizave për lindanin në laboratorin shtetëror të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Marketing

Me këtë rast, ministri Naser Nuredini ka deklaruar, se kjo do të mundësojë detektim të ndotësve në kohë, dhe se sipas planit të Qeverisë, në muajin korrik pritet fillimi i pastrimit të deponisë së vogël me lindan në ish hapësirat e kompanisë së OHIS.

“Ministria e ka dorëzuar planin dhe Qeveria e ka miratuar dhe presim të fillojmë realizimin e atij plani në muajin korrik. Ndërkohë ne do të angazhohemi që të informojmë qytetarët që të ndërmarrin të gjitha masat për t’u siguruar nga pastrimi”, tha Nuredini, transmeton TV21.

Sa i takon pastrimit të deponisë së madhe, “hap pas hapi” tha Nuredini.

Mbi 13.000 tonelata lindan i rrezikshëm gjendet në deponinë e vogël në OHIS dhe katër herë më tepër (mbi 50.000 tonelata) në deponinë e madhe. Nuk dihet edhe sa mijë tonelata kimikate kancerogjene ka në dy deponitë tjera, njëra në oborrin e fabrikës së mëhershme, ndërsa tjetra jashtë saj, në lokalitetin Pelenicë afër Draçevës. Insekticidi i rrezikshëm tani më pesë vite është një nga lokacionet më të nxehta ekologjike që vazhdimisht i kërcënohet Shkupit.

Marketing