Nuredini: Nuk ka kompromis me mjedisin jetësor

Ballafaqimin me aerondotjen, përparimin e menaxhimit me mbeturinat dhe ujërat e zeza, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe biodiversitetin, si dhe sigurimin e ujit të pastër për të gjithë janë prioritetet në të cilat ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini do të punojë në katër vitet e ardhshme.

Marketing

Edhe pse jemi në një periudhë me sfida shëndetësore dhe ekonomike, si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të angazhohem që mos të ketë kompromis me mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe të mos lihet anash kriza klimatike me të cilën përballet e gjithë bota.

Dua të theksoj që nëse diçka mësuam nga ky vit,ajo është që mjedisi i shëndetshëm është parakusht për përmbushjen e të drejtave të njeriut, për shëndetin tonë dhe për ekuilibrin e ekosistemeve. Njëkohësisht pamë që edhe shtetet mund të ndërmarrin hapa radikale kur është e nevojshme“ deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhePlanifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në konferencën e parë për gazetarët, pas marrjes së besimit për mandatin e dytë, e cila u mbajt sot në ambientet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Duke prezentuar detyrat dhe qëllimet e Letrës së mandatit, si dhe planin e punës për 100 ditët e para, Ministri Nuredini theksoi: ” Posaçërisht më vjen mirë që në Programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2020-2024 vërehen qëllime serioze në drejtim të avancimit të gjendjes me mjedisin jetësor dhe pres që edhe përveç angazhimeve të Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, të gjithë palët e interesuara në shoqëri, të gjithë institucionet dhe kolegët do të japin mbështetje, do të angazhohen nga aspektii tyre i punës dhe do ti përmbushin obligimet e tyre, në drejtim të politikave të propozuara. Pa ndërmarje të aktiviteteve të koordinuara strategjike dhe krijimin e sinergjive në të gjitha hapat të cilat do të ndërmerren në nivel shtetëror, nuk do të mund të arrijmë zhvillimin e qëndrueshëm dhe kualitetin e duhur të mjedisit jetësor.

“Unë do të vazhdoj të insistoj në investime të qëndrueshme kapitale të cilat do të rrisin ekonominë, njëkohësisht do të përmirësojnë standardin e qytetarëve, por edhe do të nënkuptojnë plotësimin e kërkesave në lidhje me Kapitullin 27 nga bisedimet për qasjen tonë drejtë Bashkimit Evropian. Ne angazhohemi maksimalisht që ti përmirësojmë standardet ekologjike europiane nëpërmjet harmonizimit të legjislacionit tonë, implementimit të principeve të ‘’Kontratës së Gjelbër’’ të Bashkimit Evropian dhe konventave ndërkombëtare. Për këtë qëllim tanimë janë përgatitur dhe do të dorëzohen në afat të shkurtër kohor në Kuvend ndryshimet e Ligjit për kualitetin e ajrit të ambientit, me të cilat bëhet transpozimi i legjislacionit evropian në aspektin e obligimeve të komunave për përgatitjen dhe implementimin e planeve për cilësinë e ajrit, si dhe janë paraparë masa konkrete obligative në nivel lokal dhe shtetëror në drejtim të menaxhimit gjatë paraqitjes së koncentrimit të lartë të substancave ndotëse në ajër. Gjithashtu janë përgatitur edhe ndryshimet e Ligjit për mjedis jetësor ku është paraparë metodologji precize për identifikimin dhe implementimin e planit për sanimin e pikave të nxehta të ndotjes historike industriale në vend”, theksoi Nuredini.

Njëkohësisht punohet në ndryshimet e të gjitha ligjeve nga fusha e mjedisit jetësor në drejtim të ashpërsimit të dënimeve për kundërvajtjet nga fusha e mjedisit jetësor, dhe për këtë jemi në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë për përjashtuar kufizimet në lidhje me lartësine e gjobave sipas Ligjit për kundërvajtje. Në fushën e menaxhimit me mbetjet tanimë janë realizuar debatet dhe ka mbaruar procesi i konsultimit publik për 6 ligjet e reja për menaxhim me mbetjet, me të cilat parashikohet avancim i selektimit primar të llojeve specifike të mbetjeve nga automjetet, gomat,vajrat dhe tekstili, parashikohet ndalimi i qeseve të lehta plastike, rriten synimet e reciklimit dhe zbatohen parimet e ekonomisë rrethore. Këto ligje janë tashmë në harmonizim ndër-ministror në Qeveri dhe ne presim që ato të paraqiten në Kuvend në 100 ditët e para të mandatit.

Draftet e para të Ligjit të ri për Natyrën, Ligjit për Veprimin Klimatik sidhe Ligjit për Emetimet Industriale janë pregaditur. Andaj, më pas do të vijojë fillimi i procesit to konsultimit publik. Siç e kam bërë të ditur më parë, prioritetet e mia në resor janë menaxhimi me ndotjen e ajrit, përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit, si dhe sigurimin e ujit të pastër për të gjithë.

Nuredini thotë se nga aspekti i ndotjes së ajrit, ne do të rrisim numrin e stacioneve matëse,dhe mund të them se këto ditë është duke u përgatitur tereni dhe pritet të mbërrij një stacion i ri matës në Gjevgjeli. Për qasje më të mirë të qytetarëve në këto të dhëna, ne do të zhvillojmë softuer të ri, të lehtë dhe transparent për përdorim. Një parashikim tre-ditor për kushtet e favorshme të motit përndotjen mund të shihet në sistemin tonë të informacionit, ndërsa të njejtin do ta lidhim me sistemin ekzistues për publikimin e hershëm të Administratës për punë hidrometeorologjike. Filluam aktivitetet për koordinim me institucionet tjera kompetente për kontroll më të mirë të lëndëve djegëse të ngurta për nxemje, gjegjësisht vendosjen e standardeve për pelete. Në ndërkohë ne tanimë punojmë në integrimin e politikave energjetike dhe klimatike, si dhe Strategjinë afatgjate për veprim klimatik, që domethënë intensifikimi i investimeve në burimet e rinovueshme të energjisë, e cila njëkohësisht do të ketë efekt të zvogëlimit të emetimeve të substancave ndotëse në ajër.

“Në këtë drejtim, i thërras shërbimet e inspektorateve nga të gjitha fushat,dhe në kuadër të Qeverisë do të kërkoj përforcim të kapaciteteve, për kontrolle adekuate në terren dhe dënim të çdo lloji të ndotjes. Do të angazhohem për koordinim më të mirë dhe bashkëpunim të këtyre shërbimeve”, theksoi ministri.

Bashkë me Qeverinë, do të sigurohen mjete për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve publike dhe ndërrimin e mënyrave joekologjike të nxemjes deri në vitin 2024.

Ju njoftoj që tani më kemi bërë mapim inicial të objekteve shtetërore të cilat ngrohen me mazut dhe punohet për programimin e mjeteve. Nga fusha e mbetjeve, përveç propozim ligjeve, për momentin është në proces vlerësimi strategjik i ndikimit mbi mjedisin jetësor të Planit nacional për menaxhim me mbetjet për periudhën 2020-2030, ndërsa janë sjellë të gjithë dokumentet planore të sistemit rajonal për menaxhim me mbetjet në të 7 rajonet.

Në periudhën e ardhëshme fokusi do të jetë në ndihmën për të gjetur mjete për implementimin e planeve dhe infrastrukturën e nevojshme.

Do të kisha dashur të ndaj me publikun që këtë javë u organizua dhe u përgatit transporti i eksportimit të monomerit të klorur vinilit në Ohis jashtështetit, por gjithashtu që me sukses përfundoi edhe prokurorimi publik për përzgjedhje të realizuesit të sanimit të dheut të kontaminuar me izomere të lindanit në rrethin e Ohisit.

“Ka përfunduar procedura administrative e nënshkrimit të kontratës me ofertuesin e përzgjedhur, tani pason miratimi i planit detal të sanimit dhe aktivitetet për sigurim tëdokumentacionit të nevojshëm për fillim me punë në teren dhe pastrimin e deponisë historike”, shtoi Nuredini.

Në mandatin tim të ri, seriozisht do të përkushtohem edhe për mbrojtjen e pasurive tona natyrore. Posaçërisht më vjen mirë t’ju njoftoj që mbrëmë është publikuar Propozim-Ligji për shpallje të një pjese të Malit Sharr për park nacional sipas të cilit në 30 ditët e ardhshme do të mund të dorëzohen komente dhe do të realizohen 4 debate publike.

Njëkohësisht, do të kisha dashur t’ju njoftoj që këtë muaj u realizuan edhe debatet publike sipas Vendimit për shpallje të një pjese të Maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur dhe sipas sugjerimeve, bashkë me propozim-ligjin e Sharrit, pres që muajin e ardhshëm të hyjnë në procedurë qeveritare për miratim. Ne tashmë jemi duke punuar në studime për vlerësimin e një numri të zonave të reja siç është Liqeni i Ohrit, por edhe planet e menaxhimit të Galiçicës, Pelisterit dhe parkut të ri Sharr.

Ne tashmë i kemi paraqitur Qeverisë propozimin për shpalljen e një zone të mbrojtur në kënetën e Studençishtës si dhe aplikacionin e përgatitur për nominimin e Liqenit të Ohrit pranë Komitetit Ramsar.

Shpallja e mbrojtjes së malit Vodno është tashmë në procedurë qeveritare dhe nisma për Matkën është duke u finalizuar.

“Ne jemi duke punuar për të përmirësuar monitorimin e ujit në të gjithë territorin dhe koordinimin ndër-institucional, dhe tashmë kemi zhvilluar një seri takimesh me ekspertë, ndërsa dje kam pasur takimin e dytë me kryetarin e Resnjës për hapat e ardhshëm në lidhje me uljen e nivelit të ujit të liqenit të Prespës. Mund t’ju informoj se procesi i nominimit të përfaqësuesve tanë, si dhe anëtarëve nga Greqia në Komitetin Ndërkombëtar të Parkut të Prespës ka mbaruar, ne vetëm po presim nominimin nga Shqipëria”, shtoi Nuredini.

Sa i përket planifikimit hapësinor,do të jetë e domosdoshme për mua që në mandatin tim të përgatis një plan të ri hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 15 vitet e ardhshme.

“Në fund, unë dua të siguroj qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që vlerat e mia udhëheqëse në punë do të mbeten transparenca, profesionalizmi dhe efikasiteti. Për mua, mbrojtja e mjedisit do të thotë të mendosh jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen që dëshirojmë për brezat e ardhshëm. Dhe kjo është e mundur vetëm me përdorimin e kujdesshëm të burimeve natyrore, ekonomisë rrethore dhe vendeve të gjelbra të punës. Puna në këto fusha tashmë ka filluar dhe unë ftoj të gjithë palët e interesuara në shoqëri të vazhdojmë të punojmë së bashku, sepse veprimi i klimës dhe mbrojtja e mjedisit janë përgjegjësi e secilit prej nesh. Vetëm atëherë do të jemi në gjendje të arrijmë këto qëllime afatgjat”, porositi ministri Nuredini.

Marketing