Nuredini: Nuk kam lejuar keqpërdorim të buxhetit, projektet në të mirë të qytetarëve

Kandidati për deputet nga rradhët e BDI në zonën e VI-të zgjedhore njëherit ministër i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini sot në takim me arkitektët në objektin e Arabati Baba Teqe ka folur për mundësinë e zgjerimit të Planit gjeneral urbanistik të qytetit të Tetovës si dhe shpalljen e malit Sharr për park nacional ndërkohë që ka diskutuar me qytetarët edhe shumë sfida të tjera me të cilat përballet qyteti i Tetovës.

Marketing

Nuredini qytetarëve ju ka sqaruar edhe mënyrën se si realizohen punimet dhe se me ardhjen e tij në krye të këtij dikasteri janë zvogëluar procedurat për realizimin e punimeve të projekteve të ndryshme përfshirë këtu edhe pjesën shqiptare duke i dhënë një rëndësi të madhe, ndërkohë që sa i përket realizimit të fondeve nga jashtë përmes kompanive vendore, ministri Nuredini njëherit edhe kandidat për deputet ka sqaruar se këtë ‘problematikë’ ua ka parashtruar nëpër takime edhe ndërkombëtarëve.

Marketing