Nuri Seferi mposhtet me nokaut që në raundin e parë nga rusi Murat Gassiev

Boksieri shqiptar nga Gostivari Nuri Seferi, sonte u mposht nga rusi Murat Gassiev me nokaut që në raundin e parë.

Marketing

Kur kishin mbetur më pak se 2 minuta pa përfunduar raundi i parë, Gassiev arriti që me një të djathtë të fuqishme të rrëzoj Seferin. Ndonëse Seferi arriti të ngrihej, megjithatë gjyqtari vlerësoi se ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte meçin.

Për Seferin kjo ishte disfata e 10 në boksin profesionist, përderisa gjatë karrierës ka shënuar edhe 41 fitore. Ndërkohë për Gassiev kjo ishte fitorja e 27 në boksin profesionist.

Marketing