Nurmagomedov kundër McGregor, super meçi i radhës në UFC 229.

Khabib Nurmagomedov kundër Connor McGregor.

Kjo do të jetë pa dyshim ndeshja e vitit në UFC, ku dy nga luftëtarët më të pëlqyer të këtij sporti do të përballen me njëri-tjetrin më 6 tetor. Ditën e enjte u mbajt konferenca për shtyp mes azerbajxhanasit e irlandezit, ku nuk munguan polemikat, për shkak të konfliktit të ndodhur disa muaj më parë, ku McGregor sulmoi autobusin që gjendej Khabib.

Pa dyshim, njeriu më i lumtur për këtë përballje do të jetë presidenti i kompanisë, Dana White. Arsyeja nuk është e vogël.

Connor McGregor është njeriu i cili i ka sjellë më shumë fitime kompanisë gjatë 25 viteve që ajo ekziston. Hera e fundit kur 30 vjeçari mori pjesë në një ndeshje në “octagon” ka qenë gati 2 vite më parë, ku ai fitoi përballë Eddie Alvarez, duke marrë gjithashtu titullin e peshave super të lehta.

Ndeshja kundër Nurmagomedov, do të jetë pikërisht për këtë titull, me azerbajxhanasin i cili do të jetë një nga kundërshtarët më të fortë që McGregor është ndeshur në karrierën e tij.

Sigurisht, favoriti në këtë përballje konsiderohet pikërisht Khabib, me McGregor të penalizuar nga pushimi prej 2 vitesh.

Ndeshja pritet të jetë spektakolare, e sigurisht është një nga më të shumëpriturat në historinë e këtij sporti.