Nxënësit e Bardhit, ende në pritje të shkollës

Me të hyrë në Kosovë, pak metra larg kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe shtetit të Kosovës, nxënësit e lagjes Bardhi të fshatit Bllacë u ndalën për të pritur furgonin që i transporton në Shkollën Fillore “Ilaz Thaçi” të Hanit të Elezit.

Marketing

Thonë se më vështirë e kanë kur duhet të presin në temperatura të ulëta, në reshje shiu ose bore. Përderisa i ftohti po i tregon “dhëmbët”, fëmijët rikujtuan autoritetet e shtetit se akoma janë në pritje të ndërtimit të shkollës në lagjen “Bardhi”.

Prej shtëpisë e deri këtu vijmë në këmbë, pastaj furgoni sërish na sjell këtu dhe vazhdojmë prap në këmbë. A po ju vjen vështirë që edhe sivjet ta vazhdojmë shkollën në Kosovë? Po, pak po. Kur bëhet ftoftë dimrit, a kur është verë nuk e kemi shumë problem”.

Jam klasa e pestë, mësoj në shkollën e Hanit të Elezit. Po presim të ndërtohet shkolla te lagjja jonë po akoma nuk është bë asgjë”.

Fillimisht furgoni shkon te shkolla, i dërgon disa nxënës tjerë, pastaj vjen sërish, në fund na merr neve. Sa ju bie me prit këtu? 25 ose 30 minuta. Kur e keni më problem me prit. E kemi më problem dimrit se është shumë ftoftë. Shi ose borë ku bie duhet këtu me prit, ftoftë bëhet. Do të thotë, këtë e keni stacion të pritjes? Po”.

Për transportin në shkollë dhe anasjelltas, prindërit e nxënësve paguajnë 10 euro në muaj.

Sa i bie një prindit të paguaj për një fëmijë? Është një pagesë solide, 10 euro në muaj. 25 cent me ardhur me marrë edhe 25 cent me khy, 50 cent në ditë, 20 ditë pune në muaj- thotë shoferi i Furgonit.

Ahmet Bushi, zv drejtor i Shkollës Fillore të Hanit të Elezit, u shpreh se numri i nxënësve të lagjes Bardhi është vazhdimisht në rënie. Në këtë vit shkollor janë regjistruar vetëm 20 nxënës, ndërsa në vitin shkollor 2013- 2014 kishte 40 nxënës.

Numri i nxënësve vazhdimisht ka shkuar duke rënë. Kemi edhe disa statistika këtu, në vitin 2013-14, nxënësit e ciklit të ulët prej klasës së parë deri në klasën e pestë kanë qenë 21 nxënës, ndërsa në vitin e sivjemë janë vetëm 11 nxënës, që i bie për 10 nxënës më pak. Gjithnjë ka shkuar duke rënë numri i nxënësve, si te cikli i ulët njashtu edhe te cikli i lartë- tha Ahmet Bushi, zv drejtor i SHF “Ilja Thaçi”, Hani i Elezit, Kosovë.

Si rezultat i vështirësive, disa nxënës të ciklit të lartë fillor janë transferuar në shkollat e Shkupit. Një prej tyre është Lorik Azemi, nxënës i klasës se gjashtë që tashmë ka nisur mësimet në shkollën fillore “Penko”. Pavarësisht stërngarkimit të klasave, drejtori Enis Memeti tha se dyert e shkollës janë të hapura për nxënësit e lagjes Bardhi.

Unë prej në shkollë të Hanit të Elezit kam ardhur te Penko. Sot ishte një ditë e mirë për mua sepse shokët dhe shoqet më kanë pritur shumë mirë. A je mërzit për shokët e Hanit të Elezit? Po, jam mërzit pak”.

E dini shumë mirë se ne e kemi problemin më të madh me numrin e madh të nxënësve mirëpo, në këtë rast del në sipërfaqe ajo pjesa njerëzore e jona që fëmijën nuk mund ta lëmë jashtë ose te udhëtoj 3-4 kilometra në Han të Elezit ta ndjek mësimin, e pranuam këtu edhe pse jemi të stërngarkuar me nxënës, ky është nxënësi i 34- thotë Enis Memeti, drejtor i SHF “Penko”.

Në lagjen Bardhi të fshatit Bllacë me vite mungon një objekt shkollor për të cilën janë bërë shumë kërkesa nga banorët. Këto të fundit i janë dorëzuar komunës Çuçer Sandevë por pa përgjigje konkrete se si do të zgjidhet ky problem.

Marketing