Nxënësit e Bërnjancës bojkotojnë mësimin, prindërit kërkojnë transport për fëmijët e tyre

Janë mbledhur para shkollës fillore të Haraçinës për të treguar revoltën e tyre për shkak të transportit të fëmijëve. Prindërit e nxënësve të shkollës Gjergj Kastrioti Skënderbu nga fshati Bërnjancë janë të detyruar të shkojnë në këmbë 2 kilometra ndërsa ajo që më së shumë i brengos prindërit është siguria e fëmijëve të tyre.

Marketing

Drejtori i shkollës Gjergj Kastriot Skënderbeu në Haraçinë, Azem Hakiu tha se ka bërë kërkesën për të siguruar transportin për nxënësit.

Drejtori i shkollës premton se me mundësitë e tij do të mundohet të sigurojë transportin për fëmijët e fshatit Bërnjancë. Përderisa të gjendet ndonjë zgjidhje fëmijët janë të detyruar që të ecin rreth 2 kilometra për të shkuar në shkollë.

Marketing