Nxënësit nga sh. f. k. ,,Hasan Prishtina” vizituan qendrën për selektim të mbetjeve

Qindra nxënës nga klasat e pesta pranë Sh. F. K. ,,Hasan Prishtina” nga komuna e Çairit, sot vizituan Qendrën për selektim të mbetjeve të NP ,,Higjiena komunale” – Shkup.

Marketing

Gjatë vizitës, nxënësit u edukuan rreth rëndësisë së selektimit primar të mbetjeve dhe patën mundësinë të shohin se si zhvillohet procesi i paketimit të saj me makinë.

Ata mësuan se krevatet, kolltukët, dyshekët, frigoriferët, televizorët dhe shporetet e vjetruara nuk mundet t’i hedhin në kontejnerë, por duhet të dërgohen në Qendrën për selektim, pa pagesë.

Mysafirët e vegjël nga Sh. F. K. ,,Hasan Prishtina” na premtuan se çdo ditë do ta zbatojnë atë që mësuan në Qendrën për selektim të mbetjeve, ndërsa nga NP ,,Higjiena komunale” – Shkup të gjithë si dhuratë fituan kapela dhe fletushka ilustruese ,,Riciklimi zbavitës”.

Marketing