Nxënësit shqiptarë të Idrizovë vazhdojnë bojkotin, presin përmbushjen e premtimeve

Vazhdon bojkoti i mësimit nga ana e nxënësve shqiptarë të Idrizovës. Bëhet fjalë për 11 nxënësit e klasës së gjashtë të cilët, akoma nuk kanë filluar të ndjekin mësimin për shkak të mungesës së paraleles në gjuhën shqipe dhe refuzimit të kërkesës së tyre për hapjen e saj nga ana e Komunës së Gazibabës.

Marketing

Derisa kërkohej hapja e paraleles shqipe, doli një propozim për ndërtim të një shkollë të re për nxënësit shqiptarë. Propozimi u dha javën e kaluar në takimin mes Kreut të komunës, përfaqësuesit të Këshillit të Prindërve dhe deputetit së Zonës, Muhamed Zeqiri, të cilët thanë se e njëjta pritet të përfundojë për 3 muaj.

Ministri i Arsimit dhe shkencës nga ana tjetër tha se nuk mund të përfundojnë punimet në këtë afat kohor, por ky propozim nuk mori pëlqimin as edhe të banorëve maqedonas të zonës, të cilët nuk lejonin ndërtim të shkollës vetëm në gjuhën shqipe. Në takimin e të shtunës, ku përveç përfaqësuesve në takimin paraprak, të pranishëm ishin edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, deputeti i BDI-së Artan Grubi dhe banorët e Idrizovës u arrit marrëveshje që të ndërtohet shkollë e re për përfaqësuesit e dy etniteteve. Por problemi me 11 nxënësit përsëri nuk u zgjodh, pra nuk dihet nëse do të hapet ose jo paralelja e re për nxënësit shqiptarë, apo 11 nxënësit do të vazhdojnë të udhëtojnë për në shkolla të tjera deri në ndërtimin e shkollës së re. Ministri Ademi tha se për këtë çështje do të diskutohet edhe në mbledhjen e Qeverisë, që do të mbahet nesër./Shenja.tv

Marketing