Obama filloi fushatë parazgjedhore kundër Trampit

Ish presidenti amerikan Barak Obama është angazhuar në fushatën në prag të zgjedhjeve për Kongresin e SHBA-së në nëntor, me fjalimin në të cilin ashpër i ka kritikuar Partinë Republikane në pushtet dhe presidentin Donald Tramp.

Marketing

“Të fuqishmit dhe të privilegjuarit dëshirojnë ne të jemi vazhdimisht të zemëruar sepse në atë mënyrë më lehtë e ruajnë fuqinë dhe privilegjin e tyre. Ky nuk filloi me Donald Trampin. Ky është simptom, jo burim. Ai vetëm e shfrytëzon zemërimin e grumbulluar që politikanët e kanë ndezur ndër vite. Bën apel në instinkte fisnore, të frikës, dëshiron të kundërshtojë një grup kundër tjetrit”, deklaroi Obama në fjalimin në Ilionis, ku është baza e tij politike.

Kujdes te republikanët shkaktoi deklarata e Obamës se Partia Republikane dhe Trampi janë jashtëzakonisht të butë ndaj Rusisë. Partia Republikane ka prezantuar platformë se SHBA-ja duhet të jetë e kujdesshme dhe e ashpër ndaj Rusisë në zgjedhjet në vitin 2008 dhe 2012, por Obama në ato zgjedhje është tallur në paralajmërimet e tyre.

Praktikë në SHBA është që ish presidentët të mos jenë politikisht aktiv pas tërheqjes nga funksioni. Zgjedhjet e ardhshme në nëntor do të vendosin nëse republikanët do të mbajnë nën kontroll Dhomën Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së, apo ndërkaq demokratët do të fitojnë njërën ndër degët e pushtetit.

Marketing