OBSH: Afrika mund të jetë epiqendra e re e KOVID 19

Afrika mund të bëhet epiqendra e re e koronavirusit, ka paralajmëruar Organizata Shëndetësore.

Marketing

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara gjithashtu thonë se ka të ngjarë që pandemia mund t’i lë të vdekur së paku 300,000 njerëz në Afrikë dhe t’i shtyjë drejt varfërisë gati 30 milionë në varfëri, njofton Klan Kosova.

Javën e kaluar në Afrikë ka pasur një rritje të mprehtë të rasteve me koronavirus.

Ka pasur pothuajse 1000 vdekje dhe pothuajse 19,000 infeksione në të gjithë Afrikën, deri tani shumë më të ulëta sesa në pjesës e Europës dhe SHBA-së.

Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Afrikën – i cili paralajmëroi se 300,000 njerëz mund të vdisnin – bëri thirrje për një rrjet sigurie prej 100 miliardë dollarësh për kontinentin, përfshirë ndalimin e pagesave të borxhit të jashtëm.

OBSH thotë se virusi duket se po përhapet larg kryeqyteteve afrikane.

Marketing