OBSH: Bota është në pikë kritike, disa vende janë në rrezik

Bota është një pikë kritike me Covid-19 dhe disa vende janë në rrugë të rrezikshme teksa përballen me mundësitë e kolapsit të sistemit të tyre shëndetësor nën presionin e pandemisë, sikurse ka bërë me dije OBSH.

Marketing

” Ne jemi në një pikë kritike me pandeminë veçanërisht në hemisferën veriore”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBSH Tantros Antanom Gebregesus gjatë një konference.

“Muajt në vazhdim do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në rrezik. Ne i nxisim drejtuesit të marrin hapa të menjëhershëm për të parandaluar vdekje të tjera të panevojshme, të parandalojnë kolapsimin e sistemit shëndetësor dhe mbylljen e shkollave sërish. Siç e kam në shkurt e përsërish edhe tani: kjo nuk është një stërvitje.”

Sipas OBSH vendet duhet të marrin masa kundër përhapjes së koronavirusit, përmes testimit, gjurmimit dhe izolimit të personave të infektuar./

Marketing