OBSH-ja pret që pandemia e ardhshme të jetë shkatërrimtare

Nëse nuk mësohemi me koronavirusin dhe e zbatojmë mësimin në praktikë me resurset e nevojshme dhe përkushtimin, pandemia e ardhshme, që sigurisht do të ndodhë, do të jetë shumë më shkatërruese. Kjo paralajmërohet në raportin e Organizatës botërore të shëndetësisë.

Marketing

Autorët e raportit, të titulluar “Bota e paorganizuar”, cekin se pandemia e tanishme Kovid-19 është dëshmi për “paaftësi kolektive” për t’u zbatuar në praktikë masat për parandalim, përgatitje dhe përgjigje, “t’u jepet karakter adekuat prioritar”.

Këtë vit gjithashtu ishte cekur edhe “ndjeshmëria e ekonomive dhe sistemeve sociale të cilët janë të lidhur ngushtë”, si dhe zbrazëtirat e qarta në shoqëri dhe kombe lidhur me pabarazitë, përderisa koronavirusi “arrin në botë të paorganizuar”, thuhet në dokument.

Si konkludim, autorët e raportit theksojnë se pandemia “na përkujtoi qartë se është e pamundur të mbështetemi në siguri shëndetësore pa sigurim social”.

Marketing