OBSH këshillon të dyfishohen përpjekjet kundër koronavirusit

Duke folur në Gjenevë, një ditë pasi OBSH-ja e shpalli pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19, ai tha:
“Përshkrimi (i sëmundjes) si pandemi nuk do të thotë që shtetet duhet të heqin dorë”.

Marketing

Ghebreyesus po ashtu tha se shtetet “duhet të gjejnë balancën midis mbrojtjes së shëndetit, parandalimit të përçarjeve ekonomike dhe sociale dhe respektimit të të drejtave të njeriut”.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën është mbi 127,000, ndërsa mbi 4,700 pacientë kanë vdekur.

Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në qytetin Vuhan të Kinës në muajin dhjetor.
Që atëherë, dhjetëra vende të botës kanë raportuar raste.
Numrin më të madh të tyre, jashtë Kinës, e ka Italia.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, aktualisht janë vetëm Kosova dhe Mali i Zi që nuk kanë raste të regjistruara me koronavirus.

Marketing