OBSH: Në vjeshtë mund të kemi një valë të dytë të Covid-19

Vendet evropiane duhet të përgatiten për një valë të dytë vdekjeprurëse të infeksioneve nga koronavirusi sepse pandemia nuk ka mbaruar, tha në një intervistë për “Dejli Telegraf”, dr. Hans Kluge, drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë. Kluge paralajmëroi vendet që kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e tyre që tani është “koha për t’u përgatitur, jo për të festuar”.

Marketing

Përfaqësuesi i OBSH-së theksoi se fakti që numri i rasteve të Covid-19 në vende si Britania e Madhe, Franca dhe Italia ka filluar të ulet, nuk do të thotë që pandemia ka përfunduar. Epiqendra e dukurisë evropiane tani është në lindje, me numrin e rasteve në rritje në Rusi, Ukrainë, Bjellorusi dhe Kazakistan, paralajmëroi ai.

“Shtetet duhet ta përdorin këtë kohë me urtësi dhe të fillojnë të forcojnë sistemet e shëndetit publik, si dhe të ndërtojnë kapacitete në spitale, departamente të urgjencës dhe të kujdesit intensiv. Singapori dhe Japonia e kuptuan herët që kjo nuk ishte kohë për të festuar, por një kohë për t’u përgatitur. Vendet skandinave po bëjnë të njëjtën gjë – ata nuk përjashtojnë një valë të dytë, por ata shpresojnë se ai do të lokalizohet dhe ata do të jenë në gjendje ta kapërcejnë atë shpejt”, tha ai.

Kluge paralajmëroi që vala e dytë mund të përkojë me paraqitjen e sëmundjeve të tjera infektive.

“Jam shumë i shqetësuar për mundësinë e një valë të dyfishtë – në vjeshtë mund të kemi një valë të dytë të Covid-19 dhe të një gripi tjetër sezonal ose fruthit. Para dy vjetëve kemi pasur 500.000 fëmijë që nuk kishin vaksinën e parë të fruthit”, shtoi Kluge.