OBSH nis hetimet në Wuhan, vendi ku shpërtheu Covid-19

Ekipi i ekspertëve të organizatës botërore të shëndetësisë ka nisur hetimin në Wuhan, pas përfundimit të karantinës. Ata do të qëndrojnë rreth një muaj në vendin ku koronavirusi i ri u zbulua për herë të parë, në fund të vitit 2019.

Marketing

13 shkencëtarët me kombësi të ndryshme do të intervistojnë njerëz nga institutet kërkimore, spitalet dhe tregu i prodhimeve të detit të lidhura me shpërthimin fillestar. Hulumtimi i tyre do të mbështetet në provat e siguruara nga zyrtarët kinezë.

Pekini deri më tani ka kundërshtuar përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur origjinën e virusit, prej të cilit kanë humbur jetën më shumë se 2.1 milionë njerëz në të gjithë botën.

Marketing