OBSH: Numri i të infektuarve nga morbilet është rritur katërfish

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kumtoi se numri i të infektuarve nga fruthi në mbarë botën në tre muajt e parë të vitit 2019 është rritur për katër herë krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar.

Marketing

OBSH potencon se epidemi janë vërejtur në të gjitha pjesët e botës, ndërsa rritje më dramatike ka në Afrikë – më shumë se 700 për qind.

Numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë, sepse globalisht paraqitet vetëm një prej 10 rasteve të të infektuarave, thekson OBSH, ku potencon se morbilet ndonjëherë mund të sjellin deri në komplikime serioze shëndetësore, përfshirë edhe sëmundjet e mushkërive dhe trurit.

Ukraina, Madagaskari dhe India janë vende në të cilat janë më të përhapura ethet, kur shënohen dhjetëra mijë raste në një milionë banorë.

Në 170 shtete, janë regjistruar 112.163 raste të fruthit, ndërsa në periudhën e njëjtë në vitin 2018 në 163 vende ka pasur 28.124 raste.

Pjesa më e madhe e të sëmurëve, 94 për qind nuk kanë qenë të vaksinuar, apo me status të panjohur të vaksinimit.

Kombet e Bashkuara publikuan se sëmundja “mund të parandalohet tërësisht” me vaksinë të vërtetë, por mbulimi global në fazën e parë të imunizimit është “ndalur” në 85 për qind dhe “ende nuk është arritur niveli prej 95 për qind të vaksinuar, që është e nevojshme të ndërpriteni paraqitja e epidemisë”.

Marketing