Ethet e verdha kanë vrarë 10 veta në Etiopi, me të paktën 35 raste që mendohet të jenë infektuar që nga gushti.
Sëmundja tropikale është shkaktuar nga një virus i përhapur nga mushkonjat dhe gjendet më së shpeshti në Afrikë dhe Amerikë.

Shpërthim i fundit në Etiopi po ndodh në zonën e Wolaita në jug-perëndim të vendit dhe është gjetur pasi një pacient u sëmurë më 21 gusht.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon miliona vaksina në vend duke i mbajtur edhe rezervë, me mundimin për ndaluar përhapjen e virusit.

Në një raport, zyrtarët e OBSH-së thanë: “Ky shpërthim është shqetësues pasi popullsia e Etiopisë është shumë e ndjeshme ndaj etheve të verdha për shkak të mungesës së ekspozimit të kohëve të fundit dhe mungesës së imunizimit në shkallë të gjerë”.