OBSH: Suedia vend model në “luftën” kundër koronavirusit

Plani i Suedisë për të luftuar koronavirusin u kundërshtua ashpër jo vetëm nga vendet europiane të cilat vendosën masa ekstreme të distancimit social, por edhe nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Marketing

Por zyrtaret e suedese u shprehen më herët se koha do ta tregonte nëse vendi kishte të drejtë apo jo, pasi ata zgjodhen bashkëjetesën me koronavirusin dhe forcimin e imunitetit. Vetëm kështu popullsia do të krijonte imunitet në masë për të luftuar sëmundjen.
Sot është vet OBSH, e cila ka vlerësuar punën e Suedisë si një vend model për pjesën tjetër të botës në luftën kundër koronavirusit.

Drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave, vlerësoi sistemin e kujdesit shëndetësor të Suedisë duke thënë se ka bërë lëvizjet e duhura që nga fillimi i shpërthimit.

DREJTOR EKZEKUTIV I PROGRAMIT TE EMERGJENCAVE, OBSH

“Suedia përfaqëson një model të ardhshëm nwëse dëshirojmë të kthehemi në një shoqëri në të cilën nuk kemi kufizime. Sistemi i tyre shëndetësor ka mbetur gjithmonë brenda aftësive të tij për t’iu përgjigjur numrit të rasteve që ata kanë përjetuar. Suedia ka krijuar një politikë publike shumë të fortë rreth distancimit shoqëror, rreth përkujdesjes dhe mbrojtjes së njerëzve në institucione të kujdesit afatgjatë dhe shumë gjëra të tjera. Ajo që ka bërë ndryshe është që ka mbështetur shumë marrëdhëniet e saj me qytetarët dhe gatishmërinë e qytetarëve për të zbatuar distancën fizike”

Suedia është i vetmi vënd që nuk ka marrë masa strikte për luftën ndaj koronavirusit. Të vetmet kufizime kane qene ndalimi i vizitave në azile dhe distancimi në klasa.

Vendi me mbi 10 milionë banorë, ka raportuar 2.355 viktima, ndryshe nga pjesa tjetër e Europës sic janë Italia dhe Spanja.