OBSH: Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë COVID-19

Të rinjtë nuk janë të pathyeshëm përballë COVID-19 dhe duhet të marrin të njëjtat masa paraprake sikurse pjesa tjetër e popullatës, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, bëri me dije sot Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Marketing

“E kemi thënë dhe e përsërisim: të rinjtë mund të infektohen, të rinjtë mund të vdesin dhe të rinjtë mund të transmetojnë virusin”, deklaroi ai gjatë një konference për shtyp.

“Duket se kthimet e rasteve në disa vende janë pjesërisht për shkak të të rinjve që kanë ulur vigjilencën e tyre gjatë verës, në hemisferën veriore”, shtoi Ghebreyesus.

Covid-19 ka lënë të vdekur 670 000 persona në të gjithë botën dhe më shumë se 17 milionë raste janë diagnostikuar që nga fundi i dhjetorit.

Marketing