OBSH: Trende shqetësuese infektimi në Ballkan

Trende shqetësuese të infektimit me koronavirus po shfaqen në Evropën Jugore dhe në rajonin e Ballkanit, tha të mërkurën Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Marketing

“Natyrisht që Amerika është ende pika kryesore, Amerika e Veriut, Qendrore dhe e Jugut, por ne kemi shtim të infektimeve edhe në Afrikë,” tha Ryan për stacionin radiofonik Neëstalk në Irlandë.

“Po ashtu, edhe në Evropë, megjithëse në Evropën perëndimore sëmundja është nën kontroll, ne ende kemi disa tendenca shqetësuese në Evropën Jugore dhe Ballkan.”, shtoi ai.

Ryan tha se situata në këto rajone kërkonë “vigjilencë të shtuar”.