Një nga ekspertët kryesor të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Majk Ryan, deklaroi se fillimi i përdorimit të vaksinës së koronavirusit duhet t’i japë botës “kontroll të konsiderueshëm mbi virusin vitin e ardhshëm”.

“Jeta me të cilën jemi mësuar para pandemisë – mendoj se është shumë, shumë e mundur të kthehet përsëri, por duhet të vazhdojmë të ruajmë higjienën, të mbajmë distancën fizike. Vaksinat nuk do të thonë se nuk do të kemi raste me koronavirus. Sidoqoftë, vënia e vaksinës në lojë do të ul kurbën, do të përfundojë masat kufizuese dhe do të na japë kontrollë mbi sëmundjen”, tha Ryan.

Ai shtoi se kemi nevojë për vetëdijesim “që të zvogëlojmë mundësinë për përhapjen e koronvirusit”.

“Këshilloj për kujdes të shtuar gjatë festave të Vitit të Ri. Në Irlandë, prej nga vi unë, dinë të mblidhen nga 15 njerëz në kuzhinë, duke qëruar patate dhe duke përgatitur vaktet e Krishtlindjeve së bashku. Nuk duhet ta thojmë këtë”, shtoi Ryan.

Artikulli paraprakDo të ketë teste të shpejta Covid donacion nga Norvegjia
Artikulli tjetërEdhe Siria e shkatërruar nga lufta, gjen një vend për të bërë një mural për MARADONËN