Oda e gastronomëve: Të miratohet sa më parë pakoja e 5 e masave

Oda e Pavarur e Gastronomëve kërkojnë heqjen e të gjitha masave kufizuese për objektet e gastronomisë. Nga Oda theksojnë se humbjet në këtë sektor janë dyfishuar nga 20 milion eurot e parapara, prandaj kërkojnë që pakoja e 5 e masave të miratohet në janar që të mundësohet pagesa e rrogave.
“Obligimi që i është imponuar gastronomisë për muajin janar dhe shkurt të paguajnë vetëm një rrogë pa mundësi për të punuar, nëse nuk vjen subvencioni i ri edhe për muajin janar do të sjellë situatë konfliktuoze mes pronarëve dhe punëtorëve, respektivisht braktisJE masive të punës, pasi nuk do të ketë mundësi të paguhen rrogat, pasi nuk ka mundësi për sigurimin e të ardhurave për mbulimin e atyre shpenzimeve.”,- deklaroi Zdravko Josifovski nga Oda e Pavarur e Gastronomëve.
Nga Oda e Pavarur e Gastronompëve thonë se nuk kanë ndikuar fare në përhapjen e virusit dhe jo vetëm në vend, por askund në botë nuk është vërtetuar se virusi është përhapur nga veprimtaria e sektorit të gastronomisë.
Marketing