Oda e mjekëve apelon: Masat të respektohen maksimalisht

Oda e Mjekëve apelon qytetarët që ti respektojnë masat e vendosura nga insitucionet relevante. Apelon për kujdes më të madh nga qytetarët që të mos mblidhen në grupe dhe pa nevojë të mos dalin nga shtëpitëte e tyre, sepse vetëm kështu e mbrojmë shëndetin kolektiv.

Marketing

Respektimi i masave në masë të madhe do të kontribuojë në parandalimin e përhapjes më të madhe të virusit, thuhet më tej në apelin e lëshuar nga Oda e Mjekëve.

Apel të veçantë, Oda e Mjekëve u dërgon të gjithë atyre të cilët nuk e kanë marrë seriozisht situatën në të cilën gjendemi të gjithë si shoqëri. Duke i marrë parasyshë rekomandimet e OBSH-së , Ministrisë së Shëndetësisë , Komisionit për Sëmundje Infective , si dhe faktin që në gjithë territorin numri i të prekurve me “Covid 19” nuk po shënon rënie, Oda e Mjekëve apelon që maksimalisht të gjithë t’ju përmbahen masave mbrojtëse sidomos asaj e cila urdhëron ndalesë për tubuime në grupe jo më shumë se dy persona.

Masat duhet patjetër të respektohen sepse nga kjo varet si dhe kur mundemi ta përballojmë këtë sfidë, shkruan në apelin e Odës së Mjekëve.

Marketing