Oda Ekonomike vazhdon të vlerësojë se arsimi formal ende ka mangësi që reflektohen në tregun e punës.

Ata kërkojnë të rritet cilësia e arsimit formal, kurse ai joformal të mundësojë përshtatje sa më të shpejt ndaj kërkesave dhe nevojave të tregut të punës. OEM sqaron se profesionet ku ende ka mangësi në gjetjen e profesionistëve, mbeten ato të furrtarit dhe ndërtimtarisë.

“Sistemi i arsimit shtetëror është një strukturë mjaft e ngurtë që nuk mund të ndryshohet në përputhje me dinamikën e tregut dhe nuk mund të reagojë në kohë të shkurtër ndaj nevojave të tregut. Presim që cilësia e tij të përmirësohet, kurse arsimi joformal për një kohë të shkurtër të mundësojë stafin e nevojshëm përmes kualifikimit shtesë dhe para kualifikimit”,- deklaroi Boris Trimçev nga OEM.

Si rezultat i pilot projekteve të ndërmarra nga Oda Ekonomike në arsimin joformal, deri më tani 967 punëtorë në sektorin e ndërtimit kanë marrë certifikata. Ky model pozitiv, siç thonë ata nga OEM, është gati të zbatohet edhe tek sektorët tjerë.
Ky problem nuk ekziston vetëm në Maqedoni, por edhe në Evropë, por atje me kohë merren masa për përballje me sukses me këtë problematikë.