Oda Ekonomike, nevojitet përmirësimi i sistemit tatimor

Oda Ekonomike e Maqedonisë prezantoi hulumtimin e zhvilluar mbi temën “Të hyrat e patatimuara dhe të parafiskalizuara si ngarkesë për subjektet juridike në Republikën e Maqedonisë”, përmes së cilës u dhanë rekomandime për përmirësimin e sistemit ekzistues të të ardhurave publike në Republikën e Maqedonisë, e veçanërisht për ndryshime në sistemin e taksave parafiskale.

Marketing

“Qëllimi i hulumtimit në të cilin është analizuar periudha nga viti 2008 deri në 2016, ishte për të kryer një analizë të duhur financiare të të hyrave të mbledhura me këtë bazë buxhetore, e pastaj për të bërë analiza se sa paguajnë të dhëna parafiskale disa subjekte të përzgjedhura juridike dhe të dihet sa kjo është barrë e tyre, dhe kështu të nxirret një përfundim për të dhënë propozim masat për përmirësimin e gjithë sistemit tatimor”,- deklaroi drejtoresha operative e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Aneta Trajkovska.

Duke pasur parasysh se të dhënat e patatimuara dhe të parafiskalizuara janë çështje komplekse, me hulumtimin e bërë janë dhënë disa rekomandime. Por, nga Oda Ekonomike theksojnë se me vetë faktin se këto të dhëna janë komplekse, edhe rekomandimet e bëra nuk nënkuptojnë se janë përfundimtare.

Marketing