Odat ekonomike të kënaqura nga pakoja e katërt e masave për mbështetje të kompanive dhe qytetarëve

Pakoja e katërt e masave për ndihmë të kompanive dhe qytetarëve përfshin ndihmë për pagesë të pagave për tremujorin e fundit të këtij viti, kartela pagesore për disa kategori të qytetarëve, grante për sektorët më të goditur, spektër i gjerë për lirimin ose lehtësimin e disa pagesave për kompanitë, uljen e TVSH-së në disa veprimtari shërbyese dhe të tjera, si dhe masa të tjera.

Marketing

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, kornizat kryesore të Pakos 4 për ndihmë të kompanive dhe qytetarëve për zbutjen e pasojave nga pandemia me KOVID-19, kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi, ministrat e Financave Fatmir Besimi dhe të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sonte ua prezantuan përfaqësuesve të odave ekonomike në vend.

Kryeministri Zaev, theksohet në kumtesë, theksoi se vlera e përgjithshme e pakos së katërt është rreth 350 milionë euro prej të cilave 264 milionë si linja jashtëzakonisht të favorshme kreditore.

Në prezantimin e masave ishte theksuar se pakoja e katërt është vazhdimësi e të parave dhe se Qeveria do ta ndjekë situatën dhe do të përshtatet në zhvillimin e pasojave nga kriza që të arrijë efikasitet maksimal në mbështetjen e kompanive dhe qytetarëve nga kategoritë më të prekura.

“Përfaqësuesit e odave ekonomike në vend në takim shfaqën kënaqësinë që edhe këtë herë ishin të përfshirë në krijimin e masave dhe që një numër i madh i sugjerimeve dhe propozimeve të tyre janë të përfshira në këtë pako të katërt për mbështetje të kompanive dhe qytetarëve për zbutjen e pasojave nga pandemia me KOVID-19”, qëndron në kumtesë.

Pakoja e katërt e masave duhet të miratohet nga Qeveria në mbledhjen e së dielës, më 27 shtator.

Marketing