Pushteti lokal dhe qendror të mos e pengojnë biznesin, t’i respektojnë procedurat ligjore dhe administrative, në vend që t’i ndryshojnë vendimet dhe planet e detajuara urbanistike përmes natës, apelon sot Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP).

Si raste enklatante Oda i theksoi objektin banesor në Komunën e Karposhit dhe atë përballë “Majçin Dom”, ndërtimi i të cilit është kontestues dhe përkohësisht i ndërprerë. Kompanitë konsiderojnë se qytetarët reagojnë pse janë manipuluar dhe janë sjellë në huti nga ana e partive politike, ndërsa më të zëshëm kanë qenë atë këshiltarë që i kanë mbështetur PDU-të

“Për këtë lokacion gjithë vitin kemi përgatitur dokumente. Shumë para kemi investuar dhe shumë punëtorë kemi angazhuar. Bëjmë edhe më shumë gjelbërim sesa ka. Nuk është qëllimi të marrim dëmshpërblim, por ta zhvillojmë ekonominë, të punësojmë njerëz dhe të kontribuojmë për shtetin. Për momentin kemi stopim të përkohshëm të ndërtimit për shkak të vendosjes së gabuar të rrethojës, por do të vazhdojmë me punë për 15 ditë”, deklaroi investuesi i objektit afër “Majçin Dom”, Fatmir Etemi, i cili deri më tani ka investuar, siç tha, 5,5 milionë euro, ndërsa investimi i përgjithshëm është rreth 12 milionë.

Sipas tij, nuk mundet pasi do të përfundojnë të gjitha procedurat dhe pasi investuesi do t’i marrë të gjitha miratimet, dikush t’i thotë se nuk mund të ndërtojë.

“Nëse nuk kam pasur të drejtë ligjore të ndërtoj, nuk është dashur të më japin miratim për takim”, theksoi Etemi.

Sqaroi edhe se bëhet fjalë për 5.000 katrorë tokë, me çka nuk ndërtohet në gjithë parcelën, por jo vetëm 1.700 metra katror. Pjesa tjetër, prej rreth 3.000 katrorë do të jetë gjelbërim dhe parking. Projekti në mënyrë shtesë parasheh edhe kopshte horizontale dhe vertikale që është investim i shtrenjtë.

Ai njëherit paralajmëroi se nëse trendi i rënies në ndërtimtari bie, banesat do të shtrenjtohen.

Dëmi i investitorit në Karposh, megjithatë, Mendi Qira, vlerësohet në rreth 10 milionë euro sepse aq është vlera e objektit banesor që duhet të ndërtohet dhe për të cilin i ka përgatitur dokumentet e nevojshme, ndërsa ka paguar edhe për shërbimet komunale. Por, ndërkohë, PUD-i është ndërruar.

Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha në konferencën për shtyp potencoi se pengesat e këtilla të cilat ua bën pushteti lokal dhe qendror kompanive, nuk do të thonë vetëm stagnim të biznesit, por edhe dekurajim për investimet e mëtutjeshme.

“Fuqishëm i gjykojmë politikat ditore të cilat i pengojnë investimet kapitale, e kanë qëllimin e vetëm që të marrin pikë në llogari të biznesit”, theksoi Hoxha, duke përkujtuar se ndërtimtaria në tremujorin e dytë këtë vit shënon rënie prej rreth 13 për qind. OEMVP paralajmëroi edhe se ekonomia e Maqedonisë është në gjendje të rëndë për shkak të ndodhive aktuale politike dhe sociale.