Ofendimet e tifozëve, reagon Komiteti i Helsinkit

Komiteti i Helsinkit dënon ashpër nxitjen dhe shkaktimin e dhunës ndëretnike. Ata thonë se i inkurajojnë qytetarët të cilët gjatë ditës së djeshme ishin dëshmitarë ose viktimë të gjuhës së urrejtjes ta denoncojnë rastin e tyre në Komitetin e Helsinkit.

Marketing

“Bëjmë apel deri tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike që të hetojnë këto raste dhe të ndërmerr të gjitha masat sipas normativave ligjore. Komiteti i Helsinkit edhe më tej do të ndjek zhvillimin e ngjarjeve lidhur me brohoritjet ofenduese dhe diskriminuese dhe në mënyrë të rregullt do t’i njoftojë institucionet për veprim të mëtutjeshëm dhe sanksionim të këtij fenomeni negativ”, thuhet në komunikatën e Komitetit të Helsinkit.

Ndryshe dje tifozët e Vardarit gjatë festimeve në Sheshin Maqedonia brohoritni parulla: “Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”.

Marketing