Ofendoi policët, arrestohet 36 vjeçari

Policia e Librazhdit ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar në Përrenjas, pasi në gjendje të dehur ka shtyrë dhe fyer  e ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit.

Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar E.K., banues në  Përrenjas.

Njoftimi nga policia:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd,  arrestuan në flagrancë shtetasin: E.K., 36 vjeç,   banues në  Përrenjas.

Arrestimi i tij u bë pasi  në Prrenjas, në gjendje të dehur, për shkak të detyrës, ka shtyrë, fyer  e ofenduar punonjësit e Policisë së Rendit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Goditja për shkak të detyrës”.

evn