Gjatë sezonit turistik aranzhmanet që i ofrojnë agjencitë turistike pothuajse janë të shitura. Shitja është e ngjashme sikur edhe vitin e kaluar, ndërsa në disa agjenci janë shitur pothuajse 90 për qind e aranzhmaneve.

Agjencitë turistike janë të kënaqura nga ajo se si deri tani zhvillohet shitja dhe thonë se aranzhmanet shiten. Në një pjesë të agjencive ende ka vende të lira, ndërsa diku mund të gjinden edhe ofertart “Last minute”.

“E njejtë është kërkesa sikur vitin e kaluar, nuk ka rënie. Aranzhmanet shiten. Aeroplanët mbushen rreth 90 për qind. Nuk mund të themi se deri në fund të shtatorit jemi plot, por kapacitetet akomoduese mbushen, thonë nga agjencia turistike “Fibula”.

E ngjashme është situata edhe me agjencitë tjera turistike ku kapacitetet që i ofrojnë janë kryesisht të mbushura të paktën kur bëhet fjalë për Turqinë dhe Greqinë për ku është më i madh edhe interesi nga ana e qytetarëve të Maqedonisë.

“Në tre anët e Greqisë shitja shkon shkëlqyeshëm. Nuk ka vend deri në gusht. Gjithçka është e mbushur tani për tani, thonë nga agjencia turistike “Atlantik turs”, prej ku potencojnë se janë të kënaqur nga shitja e deritanishme dhe se çdo vit e rrisin shitjen.

Më së shumti kërkohen kapacitetet akomoduese në Greqinë fqinje, por këtë vit është rritur interesi edhe për Turqinë ku ofrohen pako me transport me aeroplan dhe akomodim hotelierik për çmime relativisht të përshtatshme. Ofrohen vendet Kemer, Alanja, Kushadasi me oferta “all inclusive” dhe “ultra all inclusive”. pushim në një hotel solid me “alla inclusive” ofertë për shtatë ditë në Turqi mesatarisht kushton rreth 400 euro me biletën e aeroplanit dhe gjitha shpenzimet shtesë.

Nga agjencia turistike “Savana” thonë se këtë vit kanë interesim më të madh për Turqinë se sa për Greqinë.
Arsyeja, siç citojnë agjencitë, janë shërbimi cilësor, çmimet e përshtatshme dhe mundësitë që i ofrojnë kapacitetet hotelerike në Turqi.

“Më së shumti interesim ka për Turqinë para se gjithash për shkak të shërbimit cilësor, çmimeve dhe hoteleve që ofrohen. Shërbimi cilësor është parakusht për vendosshmëri të shkohet në Turqi, por kemi edhe klientelë e cila dëshiron të shkojë për në Greqi”, theksojnë nga agjencia “Fibula”.

Interesimi për Greqinë është konstant, edhe pse këtë vit aranzhmanet janë më të shtrenjta për dallim nga viti i kaluar dhe si risi është vendosur taksë turistike vlera e të cilës lëviz prej 0,5 deri në 4 euro në varësi të akomodimit.