Oftalmologët rekomandojnë qe personat mbi moshën 40 vjeç patjetër ti nënshtrohen kontrollit për të parandaluar sëmundjen e tensionit në sy.

Predispozita për tu prekur nga kjo sëmundje kanë personat që janë me diabet, por që nuk përjashtohet mundësia që e njëjta të paraqitet edhe tek personat e tjerë. Kjo është një sëmundje e fshehur, andaj është i rëndësishëm diagnostikimi në kohë në të kundërtën as ndërhyrjet kirurgjikale nuk parandalojnë dot përparimin e sëmundjes deri në verbërim, thotë oftalmologia Valvita Reçi.

“Duhet të kontrollojnë shtypjen e syve ,është një sëmundje që ne e quajmë sëmundje e fshehur ,por që të çon në verbërim sepse simptomat e para që paraqiten nga shtypja e syve ku sëmundja e syve ka përparuar deri në atë masë të madhe saqë ka lënduar nervin e shikimit saqë nuk mundet të ndërhyhet të ndihmohet”, u shpreh mjekja oftamologe Valvita Reçi.

Oftalmologia Reci rikujton se sëmundja ka edhe anën trashëguese, andaj kontrollet e syrit janë obligative sidomos për personat që kanë familjarë që vuajnë nga kjo sëmundje.
“Dëmtohet fusha periferike e shikimit, kështu që derisa të vije deri te dëmtimi i shikimit qëndror kalon një kohë e gjatë, ndoshta edhe me vite. Mund të jep kokë dhimbje ,mund të jep mjegullimë të shikimit por janë të kohëpaskohshme dhe pacienti mund të kërkon konsultim tek neurologu, d.m.th. për shkak të kokë dhimbjes”, theksoi oftalmologia Reci.

Për parandalimin e tensionit në sy dhe shikim më të të qartë, kanë nevojë personat të cilët punojnë kohë të gjatë në kompjuter, ato që lexojnë kohë të gjatë, vozitësit, andaj mjekët rekomandojnë përdorimin e lotëve artificial.