OH “El Hilal” : Durim, qetësi e pa panik!

Në pajtim me masat dhe rekomandimet e qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së korona virusit, por edhe duke u nisur nga postulatet tona shpirtërore , OH “El Hilal” redukton orarin e punës së zyrat e saj si në zyrën qendrore ashtu edhe nëpër degët si dhe anulohen mbledhjet e planifikuara të organeve të “El Hilal”-it.

Marketing

Megjithatë zyrat tona do të jenë në dispozicion për çdo lloj nevoje urgjente të qytetarëve.

Edhe ne si organizatë do të vazhdojmë t’i ndjekim rekomandimet dhe të koordinohemi me organet e qeverisë. Gjithashtu nëse do të kërkohet prej nesh angazhim humanitar dhe me personel, OH “El Hilal” do të jetë i gatshëm të veprojë me vullnetarët e vet.
Pastërtia mbi të gjitha.

Marketing