OH “El Hilal: Edhe në këto kushte të pandemisë, qyteti i Bursës pranë nevojtarëve

Disa vite me radhë qyteti i Bursës me të cilin OH “El Hilal”-i ka një bashkëpunim të vazhdueshëm gjatë muajit të Ramazanit, me ç’rast viteve të kaluara organizonte iftar të përbashkët në Çarshinë Shkupit, ku mblidheshin rreth një mijë të ftuar nga shumë vende të RMV-së.
Në pamundësi që sivjet të organizohet një ngjarje e këtillë për shkak të situatës me virusin Covid 19, qyteti i Bursës, respektivisht kryetari i saj, z. Alinur Aktas nuk i harruan nevojtarët tanë. Vullneti i tyre për të mos e prishur traditën, në bashkëpunim me “El Hilal”-in përgatitën 250 pako iftari për po aq familje. Një pako përmban artikuj ushqimorë për përgatitjen e iftarit për më së paku 5 persona. Pakot u përgatitën në Shkup me angazhimin e udhëheqësisë, ndërsa nëpërmjet aktivistëve të degëve u shpërndanë në Shkup 130, Kumanovë 30, Dibër 50, Veles dhe Gostivar nga 20 pako.
Në disa qytete distribuimi u bë në bashkëpunim me autoritetet komunale duke respektuar rregullat dhe prioritetet e shtabeve komunale kundër koronavirusit.
Me pakot e Ramazanit, “El Hilal”-i do të vazhdojë të jetë pranë nevojtarëve deri në fund të këtij muaji të shenjtë.

Marketing