OH ‘El Hilal’ mbajti kuvendin vjetor

Sot në hapësirat e Hotel Bushi në Shkup u mbajt Kuvendi vjetor i OH El Hilal. Me përkujdesje dhe respektim të masave kundër Covid 19,  Kuvendin e hapi dhe e udhëhoqi Etem Xheladini, kryesuesi i këtij organi më të lartë të El Hilait.
Pas ekspozesë të kryetarit të organizatës, Behixhudin Shehapi, i cili foli rreth aktiviteteve të ngjeshura dhe rezultateve mbresëlënëse nga viti 2019, kuvendarët i miratuan raportet vjetore narrative dhe financiare për punën në vitin kalendarik 2019. Me këtë rast u theksua se El Hilali në kontinuitet ofron ndihmë për grupet r veta synuese, mbron vlerat autentike dhe ngren ndjenjën e humanitetit te popullata në përgjithësi.
Për raportin financiar diskutuan edhe kryetari i Këshillit mbikëqyrës, Nuri Rexhepi dhe sekretari i organizatës, Ali Sadiku. Ata prezantuan të dhëna të detajuara për punën financiare të El Hilalit.
Për programin e punës të paraparë për vitin 2020 foli Talat Sadiku, nënkryetar i El Hilal”-it. Ai i shpalosi 11 aktivitetet programore që janë pjesë e punës së El Hilalit.
Kuvendi i përfundoi punimet me në lutje nga Mutalib efendi Ademi,  drejtuar shpirtit të të ndjerit Sadush Saliut, anëtar i degës së Tetovës, i cili kohë më parë humbi betejën me Coronavirusin. i
Marketing