Ohër, nëpunësit turistik gjejnë punë të tjera

Pandemia e Kovid 19 shkaktoi transferimin e punonjësve nga sektori i gastronomisë në disa fabrika në Ohër, veçanërisht në sektorin që merret me prodhimin e pjesëve të automobilave. Viktor Mizo, drejtor i një fabrike në Ohër thotë se transferimi i punëtorëve, nga një sektor në tjetrin është për shkak të pasojave të virusit korona, të cilin disa degë të caktuara e ndien fort.

Marketing

Mund t’ju them se në 15-16 muajt e fundit, që nga fillimi i pandemisë, një numër i madh i të punësuarve, veçanërisht nga sektori i gastronomisë dhe turizmit kanë aplikuar në mënyrë aktive për punë, dhe tashmë kanë filluar të punojnë. Ne nuk për momentin nuk kemi mungesë të stafit”- Viktor Mizo-drejtor i një fabrike për prodhimin e pjesëve të makinave- thotë Viktor Mizo-drejtor i një fabrike për prodhimin e pjesëve të makinave.

Por, Mizo pranon se ende përballen me mungesë të stafit profesional.

Stafi teknik është problem, pavarësisht nëse ata kanë përfunduar arsimin e mesëm profesional, ose janë nga ndonjë degë tjetër, sepse kërkon vërtet shumë trajnime për të përmirësuar aftësitë e tyre, për gjithçka që do të thotë mekanikë dhe robotikë, procese me të cilat ne punojmë aktivisht . “Duhet shumë kohë dhe përpjekje, që ata të jenë punëtorë produktivë dhe cilësorë”

Edhe nga Qendra e shkollës elektro-makinerike në Ohër gjithashtu thonë se ka mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar, dhe se ata po përpiqen të ndihmojnë kompanitë përmes arsimit dual. Megjithatë, ata deklarojnë se në dy – tre vitet e fundit interesi për arsimin profesional është rritur.

Për momentin, kompanitë improvizojnë me profile të ndryshme të punëtorëve. Kanë mbaruar për gastronomi, ekonomi ose profesione të joadekuate, kështu që i ri-trajnojnë. Më shpesh ata janë operatorë. Sigurisht që ka mungesë të stafit profesional. Kudo ka shpallje për punë në të gjitha ndërmarrjet e Ohrit”- tha Sasho Nedeski – Drejtor i “EMUC” Ohër.

Kryetari i shoqatës së gastronomëve nga Ohri, Mihail Mishev, thotë se përveç pandemisë, problemi i punësimit të personelit qëndron edhe në emigrimin e të rinjve. Ata zakonisht punësojnë studentët. Lidhur me pagat, Mishev thotë se në katër vitet e fundit pagat në industrinë e gastronomisë, janë më të larta dhe me fleksibilitet më të madh në kryerjen e detyrave të punës.