Ohër, Nuhiu hapi Lojërat sportive të Sindikatës së policisë (Foto)

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu sot në Ohër mori pjesë në hapjen solemne të Lojërave dhe takimeve të pesëmbëdhjeta sportive të anëtarëve të SPM-së të cilat nga 14 deri më 16 shtator do të mbahen në Ohër. Këtë vit përveç anëtarëve të Sindikatës së Policisë së Maqedonisë, marrin pjesë edhe përfaqësues nga nëntë sindikata të policisë nga vende të tjera.

Marketing

Zëvendësministri Nuhiu në fjalimin e tij tha se këtë traditë të cilën e ka vendosur Sindikata e Policisë së Maqedonisë, me tendencë të qartë që të jetë edhe hepening cilësor sindikal sportiv ndërkombëtar, në vete nënkupton edhe komunikim, shkëmbim të përvojave, njoftime të ndërsjella.

“Organizimi sindikal, pa dyshim, është goditje në luftën për mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të punëtorëve. Secila shoqëri që synon drejtë zhvillimit dhe prosperitetit, është e obliguar që ta ushqejë dhe mbështesë frymën sindikale. Kjo mënyrë e veprimit, përmes garave dhe shoqërimeve sportive, sado që ajo të duket e nivelit të dytë, mund të ketë efektet e saja pozitive në funksionimin cilësor sindikal”, theksoi zëvendësministri Nuhiu para mysafirëve të pranishëm dhe pjesëtarëve të SPM-së.

Marketing