Ohër, stomatologët protestojnë kundër marrëveshjeve të reja

Stomatologët amë nga Ohri përmes një proteste të qetë shprehën pakënaqësinë e tyre nga, siç thonë, kontratat e reja që u janë ofruar nga Fondi i shëndetësisë. Ata thonë se ato janë të dëmshme jo vetëm për ta, por edhe për pacientët pasi me këtë barra financiare do jetë edhe më e madhe. Kërkojnë rritjen e buxhetit për stomatologjinë primare që është më pak se 1% nga buxheti i përgjithshëm i shëndetësisë. Ata gjithashtu thonë se me kontratat e reja janë paraparë dënime më të mëdha për stomatologët.

Marketing

“Shprehim revoltë për gjendjen katastrofale të stomatologëve në Maqedoni rroga mesatare e të cilëve është 15 mijë denarë. Kërkojmë të fillojnë bisedime për ndryshimin e akteve nënligjore. Kërkojmë shtyrjen e nënshkrimit të kontratave, ndërsa vazhdimësia e punës të ruhet me nënshkrimin e aneksit në kontratat e përhershme që vlejnë deri gjashtë muaj”, thotë Marija Angjellovska, stomatologe.

“Ne jemi në zgrip të ekzistencës. Shumë pak duhet që shumica jonë t’i mbyllin ordinancat. Nuk ka mjete sa duhet dhe për këtë askush nuk është i njoftuar. Pikët tonë të kapitacionit nuk kanë lidhje me pikët e mjekëve të përgjithshëm. Ndarja e financave nuk është në nivel të njëjtë gjithkund. Stomatologët amë patjetër të ekzistojnë ose të gjendet ndonjë model tjetër që do na përshtatej edhe neve edhe pacientëve”, pohoi Lidija Trajçeska, stomatologe.

Nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, stomatologët paralajmërojnë masa më radikale në mbarë vendin, siç janë protesta, por edhe kontestim i kontratave në gjyq, sepse sipas tyre, ato janë të kundërligjshme. Thonë se gjendja e këtillë mund ta rritë numrin e stomatologëve që e braktisin vendin dhe qytetet të mbeten pa stomatolog amë.

Marketing