Ana Çolloviq Leshkoska nga organizata “Eko-ndërgjegjja”, sot deklaroi se Ohri do të vendoset në listën e rajoneve të mbrojtura që janë në rrezik, pasi sipas saj, rekomandimet që i ka dhënë Komiteti për trashëgimi botërore i UNESCO-s nuk janë miratuar.

Ajo thotë se kjo do të jetë e drejtë, por edhe e nevojshme në mënyrë që të motivohen faktorët relevantë për të marrë masat e nevojshme dhe të shpëtohet statusi i UNESCO-s për rajonin e Ohrit.

“Sipas meje është e drejtë të gjendet në listë. Do të jetë mesazh se ne si shtet, si pushtet nuk kemi bërë mjaftueshëm për të mbrojtur trashëgiminë e vetme të mbrojtur”, tha Ana Çolloviq Leshkoska.

Ajo mendon se deri në mbledhjen e Komitetit për trashëgimi botërore në fund të muajit në Baku, mund të për përmirësohen gjërat.