OJQ “4Select” i ndau certifikatë drejtorit Abdusamed Shabani për kontribut të veçantë në mbrojtjen e mjedisit jetësor

Organizata joqeveritare për zhvillim ekologjik dhe hulumtime “4Select” sot ndau Certifikatë për kontribut të veçantë dhe përkushtim bujar në mbrojtjen e mjedisit jetësor për Drejtorin e NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing

Certifikatën e ndau kryetarja e Këshillit të OJQ “4Select”, Bisera Muhiq për kontributin e Drejtori Shabani në zbatimin e projektit “Kanioni i Matkës – Djep i pastërtisë” për mbrojtjen e mjedisit jetësor në vendbanimet e kanionit të Matkës dhe rrjedhës së lumit Treskë.