OJQ ‘Merhamet’, ‘Wefa’dhe ‘Shefkat Kervani’ ndihmojnë familjet në nevojë

Organizata Kulturore Humanitare ‘Merhamet’ në bashkëpunim me organizatën ‘Wefa’ nga Gjermania dhe ‘Shefkat Kervani’, kanë vazhduar aktivitetin e tyre në disa pjesë të Shkupit dhe fshatrat e rajonit të Dërvenit. Në këtë aktivitet janë përfshirë familjet në nevojë duke u ofruar të njëjtëve koftorë, dru dhe rroba.

Marketing

Kryetari i OKH ‘Merhamet’, Ridvan Xhaferi tha se ky është vetëm fillimi i një viti që pritet të jetë shumë i vyeshëm për nevojtarët, ndërkohë Musab Ajdin nga ‘Wefa’ tha se gjatë rrugëtimit të tyre në disa vende, sot janë në Maqedoni për të kryer punë fisnike që çdo njeri e ka detyrim.

“Ndihmat janë të parapara thuajse për 100 familje në të gjithë Maqedoninë por karavani i dimrit do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, sepse shohim se koha është e vështirë dhe ne për këtë arsye do të vazhdojmë me organizimin që kemi edhe me këtë shoqatë por edhe me shoqatat tjera”, deklaroi Ridvan Xhaferi, nga OKH ‘Merhamet’.

“Karavani jonë i ndihmave ka vazhduar në shumë vende, kësaj radhe jemi në Maqedoni në Shkup. Këtë ditë së bashku me partnerët tanë po bëjmë shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë”, u shpreh Musab Ajdin, nga organizata ‘Wefa’.

“Dua të falenderoj OKH ‘Merhamet’ për bashkëpunimin që së bashku me organizatën Wefa po bëjmë këtë gjest human”, shton Xhebrail Shefket, nga organizata ‘Shefkat Kervani’.

Ndihmat e ofruara gëzuan familjet që me shumë vështirësi kanë arritur të kalojnë këto ditë dimri. Ata janë falenderues ndaj njerëzve që kanë kontribuar për t’ua zbutur gjendjen e rënduar në të cilën ishin para se të vizitohen.

“Sot kanë ardhur të na vizitojnë OKH ‘Merhamet’ dhe ‘Wefa’. Shumë jemi të kënaqur. Na kanë ofruar shporet, rroba dhe dru. InshaAllah Allahu më shumë u jep. Ne jemi pesë motra, babën e kemi të sëmurë, nënën të sëmurë, momentalisht jetojmë me qera”, u shpreh një qytetare.

“Nuk e kam gjendjen e mirë, shtëpia më ka ngelur pa e mbuluar, kisha tri operacione në kokë dhe s’jam në gjendje për të punuar. Sot më sollën shporet organizatat humanitare”, shprehet një tjetër qytetar.

Aksioni humanitar ka nisur që në fillim të këtij muaji dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Nesër ata do të shpërndajnë ndihma në qytetin e Kumanovës dhe rrethinës.

Marketing