OJQ: Për vaksinat të ekzistojë e drejtë e zgjedhjes dhe laborator për kontroll të cilësisë

Të respektohet e drejta e zgjedhjes gjatë secilit intervenim mjekësor, duke përfshirë edhe vaksinimin dhe secili prind t’i marrë informacionet para secilit vaksinim dhe të vendosë sipas bindjeve të tij – këto janë përfundimet e konferencës dyditore “Vaksinat në shekullin 21 – sfida me të cilat përballemi” e cila u mbajt në Shkup.

Marketing

Organizatori i konferencës, shoqata “Prej ne për ne”, kumtoi se kishin ardhur në përfundim që të formohet laborator kombëtar për kontroll të cilësisë së vaksinave, të zbatohet statistikë e vërtetë e nus-dukurive te persona të caktuar gjatë vaksinimit dhe të formohet fond për dëmshpërblimin e personave te të cilët vaksinat kanë shkaktuar pasoja negative.

Në këtë ngjarje kishte 150 mysafirë, ekspertë dhe mjekë nga vendi, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia, të cilët në këtë temë diskutuan nga aspekti juridik dhe shëndetësor.
“Në konferencë nuk erdhën përfaqësues të ministrive të Shëndetësisë dhe të Arsimit, si dhe nga Instituti i Shëndetit Publik, që të sqarojnë se në çfarë baze i diskriminojnë fillestarët dhe nxënësit e ciklit parashkollor dhe i përjashtojnë nga shkollat dhe kopshtet”, kumtoi Shoqata “Prej ne për ne”.

Marketing