OJQ-të kërkojnë të shlyhen borxhet për shërbimet komunale

Organizatat joqeveritare kanë dorëzuar propozim ligj për shlyerjen e borxheve të shërbimeve publike për personat fizik duke filluar nga 31 dhjetori I vitit 2014.

Sipas këtyre shoqatave egzistojnë 85 mijë familje të cilët paguajnë borxh të kahmotshëm , që në fakt sipas tyre, nuk duhet paguar.

“Në këtë mënyrë do të lehtësohet buxheti I qytetarëve dhe do te përshpejtohet pagesa në Maqedoni. Nëse kjo realizohet dhe shpresojmë në mirëkuptimin nga ana e deputetëve qytetarët do të mundë të mendojnë për pagesa të rregullta”, u shpreh Ana Gligorova nga shoqata “Njeriu mbi përfitimet”.

OJQ nuk janë të pajtimit me ligjin qe e kanë propozuar disa deputet për shlyerjen e të gjitha kamatave të borxheve të qytetarëve për energjinë elektrike, operatorët celularë dhe kabllor, shërbimet komunale siç janë uji, mbeturinat dhe të tjera, por edhe për harxhimet për mirëmbajtjen e banesave si dhe për tokën bujqësore.

Me këtë ligj parashihet që të shlyhen të gjitha kamatat por jo edhe edhe pagesat ndaj noterëve dhe përmbaruesve.

“Kemi qenë prezentë në debatin publik dhe atëherë ne kemi qenë kundër nuk jemi pajtuar me atë ligj. Ai ligj mundëson vjedhje totale dhe kërkohet të paguhet diçka dhe ne absolutisht kemi potencuar se nuk duhet paguar asgjë”, theksoi Marjan Risteski nga konfederata e sindikatave.

Shoqatat qytetare kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev të bëjë thirrje deri tek ndërmarrjet publike që ato të sjellin vendim për shlyerjen e normave të interesit për borxhet e tjera të mbetura.

evn