OKB: 13,5 milionë persona në Jemen në rrezik vdekjeje nga uria

Zëdhënësja e Zyrës së Koordinimit të Çështjeve Humanitare (OCHA) të Kombeve të Bashkuara (OKB), Vanessa Huguenin, deklaroi se kriza humanitare në Jemen vazhdon të jetë më e keqja në botë, duke theksuar 13,5 milionë njerëz aktualisht janë në rrezik të vdekjes nga uria”.

Marketing

Lufta civile që filloi pasi rebelët Houthi pushtuan kryeqytetin Sana në vitin 2014, e ka çuar vendin në prag të kolapsit në vitin 2020.

Sipas të dhënave të OKB-së, kriza humanitare e përjetuar nga populli i Jemenit ka arritur dimensione kritike në vitin 2020 me efektin pandemisë së COVID-19.

“Kriza humanitare në Jemen vazhdon të jetë më e keqja në botë”, tha Huguenin duke folur për Anadolu Agency (AA) për situatën humanitare në Jemen.

Sipas saj, 80 për qind (24,3 milionë) e vendit me popullsi prej 30,5 milionësh kanë nevojë për ndihma humanitare dhe mbrojtje.

Huguenin deklaroi se sipas një hulumtimi të ri të përgatitur nga Klasifikimi Fazor i Integruar i Sigurisë Ushqimore (IPC), 16.500 njerëz në Jemen “jetojnë në kushte të ngjashme me urinë” dhe ky numër pritet të trefishohet në vitin 2021.

Duke theksuar se 13,5 milionë njerëz në Jemen rrezikojnë të vdesin nga uria ose po përpiqen të gjejnë ushqim të mjaftueshëm për të ushqyer familjet e tyre mes konflikteve të vazhdueshme, Huguenin tha: “Deri në qershor 2021, ky numër mund të rritet me 3 milionë. Kjo do të thotë që më shumë se gjysma e vendit mund të jetojë në uri akute”.

Ajo theksoi se shpërthimi i pandemisë COVID-19 gjithashtu i shton barrën “sistemit të brishtë shëndetësor”, i cili është vetëm 50 për qind funksional në vend dhe kjo parandalon publikun të trajtohet për “sëmundje vdekjeprurëse”.

“Një në katër fëmijë vuan nga uria akute”

Duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë fondet humanitare për Jemenin dhe t’i japë fund dhunës në vend, Huguenin tha:

“Parandalimi i urisë është një përparësi kryesore tani. Të gjithë duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të mos mbizotëruar uria. Kequshqyerja nuk ka qenë kurrë kaq e keqe. Jemenasit ‘nuk mbesin të uritur”, por vdesin nga uria. Në disa pjesë të vendit, një në katër fëmijë është tani përjeton uri akute. Ne tashmë e dimë se si ta ndalojmë urinë në Jemen sepse e arritëm këtë dy vjet më parë kur bota zgjodhi të ndihmonte. Kjo ka ndihmuar në shpëtimin e miliona jetëve, përfshirë dhjetëra mijëra fëmijë me kequshqyerje të rëndë. Nëse bota nuk zgjedh të ndihmojë më, shumica e fëmijëve dhe familjeve të tyre do të përballen përsëri me urinë”.

“Në të njëjtën kohë, nevojitet një mbështetje e besueshme për ekonominë e shkatërruar të Jemenit. Ndërkohë, miliona njerëz do të kenë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar”, nënvizoi Huguenin, duke thënë se “në fund të fundit, do të nevojitet një zgjidhje politike për t’i dhënë fund krizës në Jemen”.

233 mijë njerëz humbën jetën

Në një deklaratë të bërë nga OCHA më 1 dhjetor, thuhej se afërsisht 233 mijë njerëz kanë vdekur për shkak të problemve si kequshqyerja dhe kolera, krahas luftës civile që ka vazhduar për gjashtë vjet në vend.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC) ka njoftuar se dy të tretat e jemenasve nuk kanë qasje në ujë të sigurt dhe të pastër dhe shërbime shëndetësore.

Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, rebelët Houthi mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe disa rajone që nga shtatori i vitit 2014.

Marketing