OKB: Karvan migrantësh drejt SHBA-së

Karvani me migrantë amerikano-qendrorë që është drejtuar për në SHBA përbëhet nga më shumë se 7 000 persona, njoftoi sot zëdhënësi i OKB-së, Farhan Aziz Haq, duke cituar një vlerësim të bërë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM).

Marketing

“Karvani përbëhet nga 7 233 persona, ku shumica kanë për synim të vazhdojnë marshimin e tyre drejt veriut”, deklaroi zëdhënësi gjatë një konference për shtyp, duke theksuar nevojën që ata të trajtohen me respekt dhe dinjitet.

Farhan Aziz Haq thkesoi se OIM-ja dhe Komisariati i Lartë (HCR) i OKB-së janë mobilizuar për të dhënë asistencë për këta migrantë.

Marketing