OKB: Qindra mijëra punëtorë humbin jetën çdo vit për shkak të orëve të gjata të punës

Një hulumtim i zhvilluar nën strukturën e OKB-së tregon se qindra mijëra punonjës humbin jetën çdo vit në të gjithë botën për shkak të orëve të gjata të punës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hulumtimin e kryer së bashku nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) të lidhura me OKB-në, thuhet se ata që punojnë 55 orë dhe më shumë në javë kanë rrezik 35 për qind më të lartë për probleme të zemrës në krahasim me ata që punojnë 35 deri në 40 orë në janë dhe se tek 17 për qind e tyre janë vërejtur më shumë vdekje me burim sëmundjet e zemrës.

Po ashtu bëhet e ditur se për shkak të orëve të gjata të punës çdo vit humbin jetën qindra mijëra persona dhe se kjo shifër është regjistruar si 745 në vitin 2016.

Marketing

Rreth 75 për qind e vdekjeve për shkak të kohës së gjatë të punës janë vërejtur tek punonjësit e grup moshave të mesme dhe më të moshuar dhe se numri më i lartë i vdekjeve janë regjistruar në Azinë Juglindore dhe Paqësorin Perëndimor.

Ndërkohë në hulumtim thuhet se rreth 33 për qind e sëmundjeve të zhvilluara lidhur me punën përbëhen nga sëmundjet me burim nga puna me kohë të gjatë.

Eksperti i OBSH-së, Frank Pega tha se posedojnë të dhëna që orët e punës janë rritur me 10 për qind në periudhën ku janë zbatuar kufizimet dhe ndalesa e daljes në rrugë.



. .

Marketing