Oliver Varhelyi do të sjellë sot vaksinat e donuara nga BE-ja

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Sot, më 4 maj, Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi do të vizitojë Maqedoninë e Veriut me rastin e dorëzimit të vaksinave të para kundër COVID-19, të ndara dhe të financuara nga Bashkimi Europian.

Marketing

Komisioneri Várhelyi do të mbërrijë në ora 15:55. Ai do të ketë një takim me kryeministrin Zoran Zaev në Qeveri dhe më pas do të vizitojë qendrën e vaksinimit në Arenën “Boris Trajkovski” së bashku me kryeministrin Zaev dhe ministren austriake për BE, Karoline Edtstadler.

Siç është njoftuar nga Komisioni Europian dhe Austria më 20 Prill, gjithsej 651,000 doza të vaksinave të BioNTech / Pfizer do të dërgohen në rajon në dërgesa javore nga fillimi i muajit maj deri në muajin gusht. Nga këto, 119,123 vaksina do të dorëzohen në Maqedoninë e Veriut. Këto vaksina do të ndihmojnë për të përshpejtuar fushatat e vaksinimit kundër Covid 19, për të siguruar që të gjithë punonjësit shëndetsor që janë në vijën e parë dhe disa nga grupet më të prekshme të vaksinohen.

Vaksinat financohen nga paketa prej 70 milion eurosh e miratuar nga Komisioni në dhjetor të vitit 2020 për të ndihmuar në mbulimin e kostos së vaksinave, të siguruara në bazë të marrëveshjeve të blerjes me paradhënie të BE-së për partnerët e Ballkanit Perëndimor. Austria ka lehtësuar ndarjen e këtyre vaksinave të financuara nga BE-ja përmes marrëveshjeve juridike me prodhuesin dhe secilin partner të Ballkanit Perëndimor.

Për Maqedoninë e Veriut, BE-ja ka vënë në dispozicion rreth 230 milion EUR për furnizime urgjente mjekësore dhe në mbështetje të zbutjes së ndikimit socio-ekonomik të pandemisë.

Marketing